Koçi:Bashkë me LSI-në garantojmë fitore në zgjedhje
Në zgjedhjet e këtij viti, socialistët e LSI-së dhe PS 91 do të garantojnë fitoren e së majtës dhe bashkëqeverisjen e vendit. Kështu është shprehur kryetari i PS 91 Petro Koçi në rrethin e Peqinit. Sipas Koçit sitemi politik i instaluar nga pazari Rama-Berisha sanksionon në Kushtetutë përjashtimin e mendimit dhe alternativë ndryshe. Rrëzimi i institucionalitetit në PS solli privatizimin përfundimtar të saj dhe katandisjen deri në votimin e teknologjisë Berisha në kushtetutë u shpreh Koçi. Në mbledhjen e PS 91 në Peqinin u zgjodh dhe kryetari i kësaj partie për rrethin Shpëtim Kateshi.