Meta:Bujqësia,sektori më i diskriminuar nga qeveria

Bujqësia, është sektori më i diskriminuar nga qeveria Berisha. Kështu është shprehur Kryetari i LSI-së Ilir Meta në prezantimin e strategjisë për zhvillimin e bujqësisë. Sipas tij duhen politika rregulluese dhe mbështetëse nga shteti për bujqësinë. Meta gjithashtu shtoi se abc e zhvillimit të bujqësisë është zgjidhja e çështjes së pronësisë mbi tokën dhe krijimit të tregut të tokës. Gjithashtu Meta prezantoi dhe modelin e LSI-së për bujqësinë duke përmendur nxitjen e prodhimit,fond të veçantë kreditimi për fermerët dhe përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për tre vjetët e para për biznesin