E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Evropian ashperson sanksionet kunder Sirise

Nisur nga veprimet e pergjakshme te forcave te sigurimit kunder rezistences se popullit ne Siri vendosja e sanksioneve te tjera pritet se shpejti tha nje zedhenes i te ngarkuares per politike te jashtme ne BE Catherine Ashton. Ne do te ushtrojme edhe me tej presion politik dhe ekonomik ndaj regjimit ne Damask tha me tej ai. Deri tani vendimi per ngrirjen e xhirollogarite bankare dhe ndalimin e hyrjes se tyre ne vendet e BE-se ishte marre kunder 30 biznesmeneve dhe njerezve te afert te pushtetmbajtesit Baschar el Assad. Lidhur me kete u prononcua per BBC zedhenesi i BE-se Michael Mann.

Shtohet lista e njerezve qe preken nga saksionet kunder Sirise

Ne kishim vendosur tashme sanksione kunder 30 njerezve anetareve te regjimit te njerezve qe jane te lidhur me dhunen e ushtruar kunder popullsise civile dhe sot 01.08 kemi marre vendim qe kesaj liste ti shtohen edhe pese individe. Kjo do te thote ngrirjen e xhirollagarive bankare dhe pasurive te tyre dhe ndalimi i udhetimit te tyre sepse ata kane lidhje me dhunen qe po zhvillohet ne vend.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Catherine Ashton e ngarkuara per politike te jashtme ne BE

Gjendja ne Siri diten e diele kishte arritur kulmin kur ushtria me tanke kishte marshuar ne qytetin bastion te protestave Hama. Sipas aktivisteve per te drejtat e njeriut u qelluan te pakten 100 njerez. Ne gjithe vendin te dielen jane vrare 139 njerez tha shefi i qendres vezhguese siriane per te drejtat e njeriut Rami Abdel Rahman. Sipas te dhenave te tij diten e hene ne Hama dhe Bukama ne lindje te vendit vdiqen edhe tre civile te tjere.

Rusia dhe Kina kunder nje rezolute te KS per Sirine

Shefja e diplomacise evropiane Catherine Ashton kerkoi nga Keshilli i Sigurimit qe te marre nje pozicion te qarte. Pikerisht te henen pasidte u zhvillua nje takim i posacem i Keshillit te Sigurimit. Krahas Gjermanise edhe Britania e Madhe Franca Portugalia dhe SHBA-ja prej javesh jane te angazhuara per nje rezolute per Sirine. Por para se gjithash Rusia dhe Kina si anetare te perhershme ne Keshillin e Sigurimit dhe qe kane te drejten e vetos jane shprehur kunder kesaj. I ngarkuari i qeverise gjermane per te drejtat e njeriut Markus Loumlning FDP ne radion bavareze Bayerischen Rundfunk i beri thirrje Rusise dhe Kines qe te heqin dore nga qendresa e tyre kunder nje rezolute te qarte.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kancelarja Angela Merkel

Moska u shpreh pas dhunes me te fundit vetem me nje shqetesim serioz te saj. Ministria e Jashtme ruse i beri thirrje udheheqjes ne Damask qe ti jape fund menjehere shtypjes se levizjes se protestave.

Kancelarja Angela Merkel CDU e denoi sjelljen e qeverise siriane si shume te ashper. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme Martin Schaumlfer foli per nje lufte kunder popullit te vet. Me nderhyrjen ne Hama u be shume e qarte perdorimi i nje metode te re te makinerise se represionit te presidentit Assad kunder popullit te vet tha Schaumlfer. Ministri Jashtem britanik William Hague dhe Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen u shprehen nderkohe kunder nje nderhyrjeje ushtarake ne Siri.

Autor Mimoza Kelmendi/ dpaafpdap

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›