E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buhler: Do të mbështesim policinë dhe EULEX-in

Kosovës i duhet qetësi para mbledhjes të së hënës që mbahet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si edhe para dialogut të paralajmëruar më 2 shtator, por kjo nuk duhet të na pengojë që ne të arrestojmë ata që kanë kryer akte kriminale.

Kështu është shprehur komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler pas një takimi me kryetarin e komunës së Rahovecit duke shtuar se KFOR-i do të mbështesë EULEX-in në të gjitha operacionet që do të zhvillojë në të gjithë territorin e Kosovës.

Komandanti Buhler, nuk ka dashur të flasë për draftin për Hoçën e Madhe, i cili pritet të debatohet në Parlamentin e Kosovës, të hënën duke u shprehur se me kryetarin e komunës së Rahovecit këtë çështje do ta debatojnë edhe në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›