Vijojne sulmet e NATO-s ne ne qytetin e lindjes se Gadafit
Vijojnë sulmet e NATO-s në Libi në qytetin e lindjes se kolonelit Muamar Gadafit në Sirte.
Avionët luftarakë britanikë të tipit “Tornado” kanë qëlluar raketa me precizion të lartë kundër një bunkeri të madh të kolonelit Muammar Gaddafi, në vendlindjen e tij. Janë 33 avionë ushtarakë, të cilët po ndihmojnë forcat e NATO-së në Libi. Ministri i Mbrojtjes në Itali ka publikuar këtë shifër, lidhur me avionët italianë të dërguar javën e kaluar në Libi, për t`i ardhur në ndihmë operacioneve të NATO-s.
Ndërkohë, rebelët libianë po bashkohen në rrugën që të conë në Sirte, duke dërguar atje tanke dhe raketa-hedhëse. Liderët e rebelëve kanë kërkuar nga qeveritë perëndimore që të shkrijnë fondet dhe asetet libiane. Kërkesa vjen pasi OKB ra dakord për të zhbllokuar 1.5 miliardë dollarë për Libinë, në formë asetesh, që ishin bllokuar në kuadër të sanksioneve.
Qyteti Sirte është një ndër të paktit që vijon të jetë nën kontrollin e forcave të Gedafit por është bombarduar nga sulme të njëpasnjëshme të NATO-s. Ndërsa më herët Këshilli Kombëtar Tranzitor do të nis menjëherë qeverisjen nga Tripoli.
Ndërsa Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për të ndalur dhunën dhe masakrat në vend.
Thirrja vjen një ditë pas raportimeve nga vendngjarja në lidhje me masakrimin e disa kryengritësve të arrestuar nga forcat besnike të Kolonel Gedafit.
Ndërsa më tej, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ditët dhe javët e ardhshme në Libi janë "kritike" për të ardhmen e vendit. Me anë të një deklaratë me shkrim, Klinton bëri thirrje për paqe midis fraksioneve të Libisë, duke thënë se "mund të ketë vend në Libi për sulme hakmarrëse dhe masa ndëshkimore".