E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nën Amazonë, një lumë nëntokësor?

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 20:00

Një lumë i madh nëntokësor me siguri rrjedh me mijëra metra nën sipërfaqen mbi të cilën kalon Amazona, kanë thënë shkencëtarët brazilianë.

Valia Hamza nga Observatoriumi nacional brazilian, ka thënë se shkencëtarët kanë gjetur shenja të ekzistimit të një lumi nëntokësor, të gjatë 6.000 kilometra, gati po aq sa është edhe gjatësia e Amazonës.

Sipas tij, deri te ky vlerësim shkencëtarët kanë ardhur pas analizës që iu është bërë ndryshimeve të temperaturave në 241 shpime joaktive, të cilat në vitet 70-ta dhe 80-ta të vitit të kaluar i kishte bërë kompania brazilian “Petrobras” për nxjerrjen e naftës.

Ai ka thënë se këto informacione për temperaturat, të cilat ua ka siguruar “Petrobras”, i ka mundësuar ekipit të tij të shkencëtarëve që të identifikojnë lëvizjen e ujit 4.000 metra nën lumin Amazona.

Shkencëtarët brazilianë gjetjet e bëra i kanë prezantuar javën e kaluar në takimin e shoqërisë së gjeo-fizikanëve brazilianë në Rio de Zhaneiro.

Lumi potencial nëntokësor është emërtuar sipas Hamza, i cili ka thënë se ekzistimi i rrjedhës nëntokësore, si dhe Amazonës, rrjedh nga perëndimi drejt lindjes, mund të nënkuptojë se shirat e Amazonës kanë dy sisteme drenazhi – Amazonën dhe lumin Hamza.

Hamza ka shtuar se ekzistimi i lumit do të konfirmohet deri në fund të vitit 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›