Sërish sulmon virusi i Nilit Perëndimor
Në Greqi janë regjistruar dy viktimat e para nga virusi i Nilit Perëndimor. Dy viktimat e virusit ishin të moshës mbi 65-vjeçare. Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve njoftoi se numri i personave të konfirmuar si të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor në gjithë vendin ka arritur në 46.
Pre tyre, 36 pacientëve iu është prekur sistemi qendror nervor, ndërkaq tek 10 të tjerë sëmundja ka shfaqur shenja më të buta. Personat e infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor janë nga rajonet e Atikës, Selanikut, Kardisa, Larisa, Trikala, Serres, Imathia, Viotias dhe Pella.
Mjekët këshillojnë mbrojtjen nga mushkonjat, të cilat janë shkaku i përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm.
Virusi ka marrë këtë emër, për shkak se për herë të parë u shfaq në provincën e Perëndimit Nilit, në Ugandë, në vitin 1937.