Buhler, sqaron kritikat në internet

Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Buhler, gjatë krizës në veri të Kosovës ka përdorur internetin në mënyrë që anëtarëve të forcave gjermane, të cilët nuk kishin mirëkuptim për përmbajtjen e tij, t’ua shpjegoj vendimet që ka marrë.
Për dallim nga forcat amerikane, ushtria gjermane nuk e përdorë në masë të madhe internetin për qëndrime të saj, prandaj fjalimi i gjeneralit përmes një bllogu ishte një rast i veçantë.
“Për mua ishin më të rëndësishme jetët e qytetarëve që kanë demonstruar, e mes tyre ka pasur gra dhe fëmijë, si dhe ushtarë të mi, e jo suksesi afatshkurtër dhe i pasigurt i mënjanimit të dhunshëm të bllokadave”, ka shpjeguar Buhler, teksa iu është drejtuar kritikëve në bllogun “shikimi para”, i cili merret me tema ushtarake e të sigurisë.
Javët e kaluara gjenerali ishte shënjestër e kritikës së bashkëkombësve të cilët me mesazhet në portalin e internetit nuk kanë pas mirëkuptim për “qasjen paqësore” në zgjidhjen e konfliktit në pikën kufitare të veriut të Kosovës, shkruan “Kurir”.
Shumë nga komentatorët e bllogut nuk e kanë kuptuar pse nuk e ka përdorur dhunën po ka pritur qetë.
Mundësinë për t’u shprehur përmes bllogut, Buhler e ka përdorur më 2 gusht, ndërsa Ministra gjermane e Mbrojtjes ka konfirmuar se ai personalisht ka shkruar.
“Kjo megjithatë nuk ndodhi në Kosovë, sepse këtu dihet se skenarët e tillë nuk mund të krahasohen me aksionet policore në Gjermani. Sukseset taktike, nëse ka në bazë të fakteve të paraqitura, mund të jenë dështime afatgjate strategjike. Vendosmëri për suksesin afatgjatë të KFOR-it është që të jetë i pranuar nga të dy popujt, të cilët nuk janë në tërë Kosovën të rreshtuar si armiq”, ka thënë Buhler.
Sipas tij, populli në veri është peng i strukturave radikale politike, i ekstremistëve dhe kriminelëve të cilët janë të pranishëm në veri për shkak të mungesës së gjatë të rendit dhe të ligjit.
“Në këtë situatë të tensionuar nuk bënë të rrezikohet që me akte të pamatura të vijmë te eskalimet tjera”, ka shtuar Buhler, duke e përfunduar fjalimin e tij me “përshëndetje miqësore nga Prishtina”. (Telegrafi)