E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buja synon rritjen e cilësisë në arsim

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 12:04

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova ka pritur të martën në një takim ministrin e ri të Arsimit, Ramë Buja, ku janë dakorduar për një bashkëpunim në të gjerë në planet, metodat e zhvillimit dhe avancimit të cilësisë së arsimit në vend.

Ne këtë rast ministri i Arsimit, Ramë Buja, është informuar nga kreu i UP-së, për njësitë akademike në të gjitha qendrat e Kosovës.

Pas takimit, gajtë prononcimit për media rektori, i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova ka shprehur bindjen se së bashku me ministrin Buja, me një bashkëpunim të ngushtë, do të kontribuojnë që të ngritin nivelin e cilësisë së arsimit në vend.

“E informuam ministrin, për punën që e kemi bërë, për punën që jemi duke bërë dhe për planet tona që i kemi për avancimin e cilësisë, kryesisht avancimin e cilësisë së mësimit në Universitetin e Prishtinës. E informuam në detale me programet tona, me planet tona dhe me punën e secilës njësi akademike, qofshin këto njësi akademike të vendosura në Prishtinë, apo në qendra tjera të Kosovës”, theksoi Rugova.

Ai ka shprehur bindjen e tij se të gjitha marrëveshjet që do të bëhen mes UP-së dhe Ministrisë së Arsimit do të realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa e cilësoi shumë të rëndësishëm ardhjen e Ramë Bujës në krye të dikasterit të arsimit.

Ministri Buja, duke e uruar për punën e tij rektorin e UP-së, është zotuar se do të ketë një bashkëpunim të ngushte me rektorin Rugova.

“Synimi yni i këtij mandati-qeverisës është rritja e cilësisë, dhe ne me rektorin biseduam ekskluzivisht për këtë gjë dhe gjithsesi unë mora informacionet e përplotësuara shumë, nga ato që i kamë ditur, sepse kam qenë si interesuar gjithmonë që niveli arsimor i yni, ku është, si është dhe si do të bëhet, por këto informacione që mora sot nga rektori janë informacione që më janë dashur dhe më duhen gjithsesi për punën dhe angazhimin tim, për interesimin tim ekskluziv për Universitetin Publik të Prishtinës, për aq sa ligjërisht lejohet”, tha Buja.

Ministri i ri i Arsimit, ka shtuar se bashkëpunimi i Ministrisë së Arsimit dhe UP-së do të jetë i frytshëm, dhe ministria që ai drejton do të ketë gjithmonë derën hapur për gjithçka që është e mundshme që të punohet për të mirën e universitetit, për studentët dhe tërë stafin e UP-së.

Gjithashtu në këtë takim është biseduar edhe për çështjet teknike dhe pedagogjike të UP-së. (KosovaPress)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›