Kosovë, reduktohentrupat e KFOR, Byhler:Situata e sigurisë, e mirë
PRISHTINE-Forca paqeruajtese ne Kosove, KFOR, ka zvogeluar numrin nga 8000 ne 5000 ushtare qe sherbejne ne kete vend. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler tha sot se reduktimi i trupave të misionit të NATO- s në Kosovë është reflektim i situatës së mirë të sigurisë në vend. "Ky është reflektim i situatës së sigurisë në Kosovë dhe është një gjë e mirë si për ushtritë e kombeve që kanë shërbyer në Kosovë, ashtu edhe për vetë Kosovën", tha Byhler gjatë ceremonisë së shpërndarjes së Battle Gruop Shumkombësh ne Veri. Sipas gjeneralit Byhler, struktura e re e KFOR i do të jetë prezente me njësi fleksibile në pesë rajone, por do ta ketë edhe një njësi mobile për ndërhyrje kudo që ka nevojë, theksoi Byhler. Ai nëvizoi se KFOR i do të vazhdojë të mbështesë Policinë e Kosovës dhe EULEX in në veri të vendit. Kreu i KF0R-it tha se në disa rajone në Kosovë ende ka nevojë për prezencë ushtarake të NATO-së, por nënvizoi se Kosova nuk rrezikohet nga jashtë.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)