E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujar Leskaj e nis punën duke kontrolluar dosjet e vjetra të Bashkisë së Tiranës

Share

Sapo ka nisur punën, kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka piketuar menjëherë se ku duhet të gërmojë. Siç njofton e përditshmja Shqip, Bujar Leskaj ka vendosur të rihetojë dosjet e bashkisë së Tiranës, në kohën kur ajo drejtohej nga Edi Rama. Gazeta thotë se kjo duket si një hakmarrje ndaj votës së Ramës. Në fakt mund të duket më shumë si një sinjal ndaj Berishës se e ka nën shërbimin e tij KLSH-në.

Nga dosjet e hetimit kemi një mori shkeljesh me dëm ekonomik rreth 76 milion lekë, të kryera në disa sektorë, kryesisht të disiplinës financiare dhe urbanistikës. Për këto abuzime, KLSH kërkoi marrjen e masave disiplinore për 13 punonjës të bashkisë dhe kallëzuam në prokurori 3 zyrtarë të lartë. Për të parë nëse rekomandimet tona janë marrë në konsideratë apo jo, do të urdhëroj shumë shpejt nisjen e kontrollit, iu drejtua Leskaj vartësve të tij.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›