Rama: Do ulim taksat për mësuesit që paguajnë më shumë se kryeministri
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kundërshtarin e tij, Edi Rama, duke thënë se ai e do taksën progresive për biznesmenët, por edhe këta të fundit i kanë ikur tani që la Bashkinë. Taksën progresive e kishte për biznesmenët e tij, por biznesmenët nuk e sponsorizojnë më që kur iku nga Bashkia. Tani edhe drekat që shtron, rroftë Blushi se nuk i afrohet më as Fideli, askush.
Politika nuk bëhet me inate e as me mllefe. A e shqiptoi kur ishte kryetar bashkie taksën progresiv? Politika e tij synonte të frikësonte një grup njerëzish, që tani nuk kanë më pasion për të, tha Berisha.
Pak më parë Berisha kishte deklaruar se ka rritur pagat për mësuesit siç nuk ka bërë asnjë vend tjetër.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe kreu i PS, Edi Rama. Ai shkroi në Twitter se programi i tyre parashikon ulje të taksave për mësuesit, të cilët paguajnë më shumë se kryeministri.
Mësuesit paguajnë më shumë taksa se kryeministri blejnë më pak se më parë dhe dëgjojnë përralla që s’kanë lidhje me realitetin e jetës së tyre. Programi ynë i ri ul taksat për mësuesit, korrupsionin e paaftësinë e zëvendëson me transparencën e meritën, arsimin shqiptar e bën evropian, shkruan Rama.