E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekohen 107 objektet e para ne Tirane

Pranë hipotekave pritet të mbërrijnë edhe 11 objekte të tjera nga bashkia e Tiranws, të cilat do të pajisen në kohë rekord me certifikatën e pronësisë. Këtë garanci e dha kryeregjistruesi, Arben Qirjako, i cili i bën thirrje subjekteve ndërtuese të dorëzojnë sa më parë dokumentacionin përkatës për sa u takon apartamenteve, që janë ende pa hipotekë.

Po ashtu, kryeregjistruesi Qirjako kujton se nga 124 objektet e para, për të cilat u dha leja e shfrytëzimit, procesi është mbyllur për 107 objekte, ndërsa për pjesën tjetër nuk është treguar akoma interes nga ana e subjekteve ndërtuese.

Pak ditë më parë, kryebashkiaku Basha zhvilloi një takim me ndërtuesit, ku lëshoi edhe lejen e përdorimit për 11 objekte të tjera, që përfshinin 385 familje.

Bëhet fjalë për 400 objekte në kryeqytet, të cilave u mungon çertifikata e pronësisë. Aktuaklisht procesi i hipotekimit është duke u zhvilluar me ritme te shpejta, ndërsa një pjesë e këtyre objekteve janë peng i legalizmeve apo edhe konflikteve civile, të cilat kalojnë në gjykatë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›