Spahiu tregon voten per Hallunin
Redinalda Caushaj
Zevendeskryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, ka treguar dje edhe voten e dhene per zgjedhjen e kryetarit te Gjykates se Krimeve te Renda, Dritan Halluni. Ai ka shprehur preferencen ndaj kreut te ri te institucionit, pas nje platforme me te sakte sesa ajo e Sander Simonit, ish-kryetarit te kesaj gjykate. Deklarata u be gjate prezantimit te Hallunit ne ambientet e Gjykates se Krimeve te Renda, ku moren pjese Sander Simoni si dhe drejtuesi i Prokurorise se Krimeve te Renda, Adnand Kosova. Kreshnik Spahiu ka bere me dije se “krijimi i Gjykates per Krime te Renda si nje gjykate me integritet, e vecuar me ligj nga gjykatat e zakonshme dhe e justifikuar me veprimtarine e saj antikorruptive, eshte nje fillim i mbare ne nje epoke te etur per drejtesi”.
Nga ana tjeter, Spahiu u ka bere me dije gjyqtareve rendesine e komunikimit dhe harmonise profesionale te trupave gjyqesore, si garanci per nje cilesi te larte te procesit te gjykimit dhe te vendimmarrjes. Por kjo harmoni, sipas numrit dy te KLD-se, ka munguar dhe detyra i del kryetarit te ri per te zgjidhur kete ceshtje. Nderkohe qe, deklarata eshte hedhur poshte nga ish-kryetari i Gjykates se Krimeve te Renda. Sander Simoni tha se “gjate kater viteve qe kam drejtuar kete gjykate, jam perkushtuar maksimalisht dhe kjo gjykate ka qene shume e organizuar”. Nga ana tjeter, ai ka bere me dije se ka pasur nje raport te larte harmonie mes trupes gjykuese dhe gjyqtareve dhe nuk ka verejtur asnje shkelje, sic pretendonte zevendeskryetari i KLD-se. Spahiu vuri ne dukje se ne te ardhmen do te shtohen veprat penale qe do trajtohen nga kjo gjykate, ndersa i ka kushtuar rendesi konfidencialitetit profesional, duke kerkuar nga gjyqtaret fshehtesi te plote ne emer te ligjit, si gjate procesit te vendimmarrjes edhe pas tij.
“Drejtesia penale eshte zona me e brishte e autoritetit gjyqesor, ku gjykata duhet te transmetoje unitet ne qendrim edhe kur vendimi nuk ka qene unanim, ndersa Dhoma e Keshillimit eshte tempulli, brenda te cilit, drejtesia, kur jepet, nuk duhet te vihet me pas ne diskutim as nga vete dhenesit e saj”, tha nenkryetari i KLD-se. Ai u beri thirrje togave te zeza qe te luftonin krimin e organizuar dhe trafiqet nepermjet gjykimit te tyre profesional dhe te drejte. “Jemi ketu per te dhene nje mesazh te qarte, largimin e Shqiperise nga harta e trafiqeve”, ka theksuar Spahiu. Kreu i ri i Gjykates se Krimeve te Renda, Dritan Halluni, ka bere te ditur se nuk e shikon si nje privilegj caktimin e tij si drejtues, por si nje perkushtim ne kater vitet e ardhshme. Nje jave me pare, Keshilli i Larte i Drejtesise zgjodhi, nepermjet votimit, kryetarin e ri te gjykates mes kater kandidateve qe garuan.