Bujar Nishani, Presidenti i ri i Republikës
Tiranë – Bujar Nishani do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë. Kuvendi ka votuar sot me 73 vota pro dhe 1kundër duke bërë që kreu i ri shtetit të jetë ministri i Brendsham Bujar Nishani. Në këtë votim ka patur edhe 2 vota të pavlefshe, pasi mbi to nuk ka patur asnjë shënim, pra ishin të bardha.
Seanca për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit filloi rreth orës 17:30 dhe në votim nuk kanë marrë pjesë deputetët e opozitës. Ajo që bie në sy është që në votim ka marrë pjesë Kastriot Islami, ndërsa ka refuzuar votimin ish- ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.
Kandidatura e Nishanit është propozuar nga mazhoranca, menjëherë pas refuzimit të kandidaturës nga Artan Hoxha. Kjo kandidaturë është kundërshtuar nga opozita pasi sipas tyre presidenti duhet të përfaqësojë unitetin kombëtar dhe jo partitë politike.
Formalizimi i kandidaturës së Nishanit është bërë edhe në Komisionin e Ligjeve, pasi raporti ka marrë të gjitha votat e mazhorancës. Kanë votuar kundër deputetët e opozitës dhe kanë kërkuar shpjegime se pse Nishani nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti që ai mban, ka patur kundërshtime edhe pë personat të cilët kanë dhënë firmat dy herë për kandidatët. Pra disa persona që kanë votuar Artan Hoxhën kanë votuar edhe për Bujar Nishanin, dhe kjo sipas socialistëve është jokushtetuese.
Pëlqimin për kandidaturën e tij ka dhënë dhe ambasadori i SHBA- së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili e ka përshëndetur atë nëpërmjet një mesazhi në celular. Sipas Arvizut ai ka patur marrëdhënje shumë të mira me Shtetet e Bshkuara të Amerikës, dhe për këtë shpreh konsideratë ndaj figurës së tij. Por ajo që bie në sy është se Arvizu këtë herë e ka bojkotuar Kuvendin, pasi po e ndjek seancën nga televizori.
Tërheqje misterioze e Artan Hoxhës, shtohen mbështetësit e Nanos
Kandidati i mazhorancës për president, Artan Hoxha, nuk ka mbërritur dot në sallën e parlamentit ku kishte nisur seanca e katërt e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
I shoqëruar nga Garda e Republikës, kandidati për president, pasi ishte konfirmuar zyrtarisht me firmat e 40 deputetëve, duhej të mbërrinte në sallën e parlamentit ku do të zhvillohej seanca e votimit. Por Artan Hoxha nuk mbërriti në parlament. Makina e tij ndaloi diku në rrugë dhe publikisht Hoxha njoftoi se nuk do të shkonte në parlament, duke thënë se ishte tërhequr nga gara. Zyrtatisht nuk mësohet se kur dhe përse e mori këtë vendin zoti Hoxha dhe pse pikërisht në momentin kur ai po shkonte në parlament për tu votuar. Burime jo zyrtar informojnë se ai mund të të jetë gjendur përballë presionit të diplomatëve të huaj për tu tërhequr, pasi zgjedhja e tij mund të prodhonte një krizë të re politike.
Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Patozi ëshë shprehur se Hoxha është dorëhequr dhe vendin e tij do ta zërë një tjetër kandidat i propozuar dje nga mazhoranca, ministri i brendshëm Bujar Nishani.
Pritet që votimi për zgjedhjen e tij të zhvillohet sot në orën 17:00, pasi nuk është ezauruar raundi i katërt.
Ndërsa kreu i PBDJ- së Vangjel Dule i ka bërë thirrje opozitës të propozojë kandidatin e saj për kreun e shtetit dhe sipas tij ai duhet të jetë Fatos Nano.
Procesi i zgjedhjes së presidentit po kthehet një process fals dhe trefon dështimin e klasës politike. Deputetët duhet ti pëgjigjen sfidave në kuader të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Mazhoranca e dëshmoi se nuk mund të zgjedhë presidentin e Republikës me shumicë të thjeshtë. I drejtohem liderit të opozitës z. Edi Rama se në moment të tilla opozita nuk mund ti shmaget rolit të saj. Është edhe kërkesë e shoqërisë, të ofrojë alternaivën e vet. Tani është momenti të shpëtojmë procesin, të shpëtojmë atë që ka mbetur. Të propozohet Nano i cili do të ishte zgjidhja optimale – tha Dule.
Të njëjtën gjë ka pohuar dhe kreu i PDIU- së Shpëtim Idrizi, i cili ka thënë se në një moment të tillë duhet të bëhet ish- kryeministri Nano president.
Ky largim i Artan Hoxhës ka bërë që kandidati për president të vijë nga radhët e PD -së, pasi në raundin e katërt ai mund të zgjidhet me 71 vota.
Nano: Kandidatura e Nishanit, e paligjshme
Propozimi i ministrit Bujar Nishani nga mazhoranca për kreun e shtetit është cilësuar nga ish- kryeministri Nano si e paligjshme. Nëpërmejt një deklarate për shtyp, Lëvizja Nano deklaron se kandidimi i Nishat bi nndesh me nenet e Kushtetutës.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një Ministër i Kabinetit Qeverisës nuk mund të kandidojë për President në rast se ai nuk ka dhënë më parë dorëheqjen. Dhe doreheqja e tij ka vlerë ligjore vetëm pasi është pranuar me dekret nga Presidenti i Republikës, per t’u votuar nga Kuvendi.
Gjithashtu Ministri kandidat për President e ka të pamundur sipas Kushtetutës që të votojë për veten në Kuvend në cilësinë e tij si Deputet.
Referenca e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e heqjes së Mandatit të Deputetit Ilir Beqja, e bën antikushtetues Kandidimin e Ministrit Bujar Nishani për President, pa përmbushur më parë të gjithë proçedurën ligjore të dorëheqjes- thuhet në deklaratë.
Më tej thuhet se Nano i bën thirrje qeverisë që të zbatojë Kushtetutën dhe të mendojë për integrimin evropian.
Rama kundër Nishnit: Të bashkëpunojmë, po humbasim statusin kandidat
Pas largimit të Artan Hoxhës nga gara presidenciale dhe propozimi i kandidatit tjetër të mazhorancës Bujar Nishani, ka reaguar kreu i opozitës , Edi Rama.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp Rama ka kërkuar edhe njëherë bashkëpunim mes palëve që në tetor vendi të marrë statusin e vendit kandidat.
Ky është një proces që po degradon hap pas hapi dhe po rrënon më shumë akoma besimin e qytetarëve tek parlamenti. Nga ana tjetër po godet besimin e familjes evropiane te shqipëria. Kandidatura e sapotërhequr ishte një kandidaturë që ne e refuzumam sepse skishte arsye të jepnim mbështetje. Kriza po thellohet. Është edhe një shans për të dalë prej saj nëpërmjet një hapi të kundërt me inercinë e krizës.
Është e papërfytyrueshme që një ministër të bëhet president dhe një president të bëhet ministër, është e pa përfytyrueshme në një moment ku tregon se përfaqësuesit në parlamet nuk mund të vënë të parin interesin shoqëror- tha Rama.
Më tej ai ka kërkuar që të gjendet një emër i cili merr miratimin e përbashkët me qëllim që vendi të mos e humbi shansin për tju bashkuar familjes evropiane.
Si mund të imponohet një kandidaturë që nuk përfaqëson asgjë më shmë se PD- në dhe nuk përbën asnjë bazë për të krijuar konsensusin minimal dhe jo më atë maximal.
Ne besojmë se në se ka vullnet të mirë dhe nëse ka dëshirë për ta parë në sy të vërtetën e Shqipërisë të gjejmë një zgjidhje konsensuale, produkt të bashkimit të të gjitha palëve në funksion të së ardhmes të të gjithë shqiptarëve- përfundoi Rama.
LSI: Duhet të respektojmë Kushtetutën
Një reagim ka patur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ku gjatë një deklarate për shtyp nënkryetari i saj Petrit Vasili u shpreh se LSI- ja do ti përmbahet kushtetutës dhe marrëveshjes me PD- në.
LSI ka kontribuar gjatë gjithë procesit për presidentit në për një proces të hapur dhe transparent. Në këtë proces ka mbizotëruar fryma konsensuale. Edhe propozimi i kanddiduarve jo politike dhe jo partiake ka qenë një kotribut për një president të pranuar në shoqëri. LSIi do të mabjë një pozicion në respekt të kushtetutës. Në këtë fazë do të mbizoterojë respekti ndaj kushtetutës, por njëkohësisht dhe qëndrimi në përputhje me marrëveshjen që kemi me PD- në- tha Vaili.
Sipas kushtetutës Presidenti duhet të jetë unitetit i popullit dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar, dhe kjo lë shumë cështje të hapura nëse LSI do ta mb