E Diel, 1 Nëntor 2026

Alkooli vret një 31-vjeçar në Shkodër

Policia e Shkodrës bëri me dije se në orët e darkës së shkuar, në spitalin rajonal të qytetit është dërguar me urgjencë nga familjarët shtetasi Petrit Islami, banim në Laç Vau-Dejës, rrethi Shkodër.

Ai ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në spital. Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë rast, rezultoi se viktima është vëtëhelmuar. Gjithashtu në bazë të deklarimeve të familjarëve të tij, rezulton se viktima prej 7 muajsh ka konsumuar alkal në sasi të konsiderueshme si dhe është dërguar dhe tre raste të tjera në spitalin e Laçit Vau-Dejës për vetëhelmim.

Në lidhje më këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet hetimore e procedurale, u bë dhe këqyrja e kufomës, ku nuk u konstatuan shenja dhunë dhe materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.  /Start/       

                                                                                             2012-06-11 10:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›