E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidentet, grisen posterat e kandidatit të PD-së në Kamëz

Një tjetër incident në lidhje me fushatën zgjedhore është shënuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Kamëz.  Mësohet se persona të paidentifikuar kanë grisur tre postera të kandidatit të mazhorancës për bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziu.

Policia ka thënë se ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërkohë që Kamza është kthyer në një prej epiqendrave të incidenteve zgjedhore, duke qenë se është hera e disatë që ndodh një gjë e tillë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›