PS denoncon problemet me listat zgjedhore në njësinë 10
Partia Socialiste ka denoncuar sërisht sot problemet me listat zgjedhore. Kandidatja e PS-së për njësinë bashkiake numër 10 në kryeqytet Enada Alikaj ka akuzuar përfaqësuesit e mazhorancës në këtë minibashki se kanë regjistruar persona të cilët nuk janë banues në këtë zone duke bërë edhe manipulime.
Ndërkohë Deputetja Ledi Shamku theksoi se në listat e minibashkisë nr 10 në Tiranë, janë verifikuar 140 emra zgjedhësish të dubluar. Sipas Shamkut, 40 votues të tjerë nuk janë fare në listat e kësaj zone elektorale, në kundërshtim me kodin zgjedhor.
Ndërkohë Partia Socialiste ka nisur një fushatë denoncimesh për njësitë bashkiake që sipas saj janë bërë manipulime. Dy ditë më parë deputeti i PS-së Sajmir Tahiri deklaroi se do të ngrejë padi ndaj kryetares së minibashkisë numër 6 në Kombinat Luzhiana Abazi për manipulime me listat e zgjedhësve.