Kthimet e cameve ne kufirin grek ameria Rastet shume me teper

Shoqata ameria ka reaguar sot per ngjarjen e ndodhur ne Kakavije ku nje grua came eshte kthyer mbrapsht vetem per vendlindjen qe ka patur ne pasaporte. Kreu i kesaj shoqate ne Vlore Halim Halimi tha se jane njohur me rastin i cili eshte i paprecedent.
Jemi te gjithe qytetare te lire dhe sjellja qe ka ndodhur eshte e paprecedent. Nuk eshte e para here qe ndodh keshtu. Ne kemi marre kontakte me te kthyerit dhe eshte fyese dhe poshteruese kjo qe po ndodh. Qeveria duhet te thyeje heshtjen dhe te reagoje. Deri tani ka patur heshtje.
Ne si shoqate e kemi percjelle shqetesimin edhe permes dy deputeteve tane perfaqesues ne parlament cka do te vijoje edhe me kete rast. Ne do te dalim edhe me note proteste por kjo do te dale nga strukturat.
Nuk eshte hera e pare por keto thjesht jane bere publike ka edhe raste te tjera. Kryesisht kjo ndodh me moshat e treta te cilat kane te shenuar ne pasaporte vendlindja ameria. Kjo duhet te marre fund nje here e mire dhe per kete duhet te ngrihet zeri tha kreu i shoqates.