Bujari e dëgjoi! Shkëlzeni pushtoi edhe KLD-në
Bujari e dëgjoi! Që në vendimin e parë në krye të qeverisë së drejtësisë!
Partia shtet, partia ku Sali Berisha është sekretar i parë pushtoi edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Siç e prisnim! Bujari nuk zhgënjeu!
Zyrtari i agjencisë më të korruptuar ne vend, Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave u votuat unanimisht si nënkryetar i KLD.
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, pa pikë përvojë dhe pa asnjë proces të rëndësishëm që të rrezatojë DREJTESI, Fatri Islami u komandua në krye të gjykatës më të korruptuar në Shqipëri, Gjykatës së Tiranës.
Të dy të emëruarit e parë të President Bujarit janë lidhje të ngushta të Shkëlzen Berishës, djalit të vetëm të Sekretarit të Parë, Sali Berisha. Madje njeri, Fatri Islami dyshohet si lidhje e afërt familjare e Berishëve.
Të dy të emëruarit e parë të President Bujarit janë nga fshati i Sekretarit të Parë Sali Berisha.
Të dy të emëruarit e parë të President Bujarit vijnë nga përvoja të rëndësishme korrupsioni, AKKP dhe Gjykata e Tiranës.
Por pushtimi i KLD tregoi se u “Lefterizua” (Lefteria është ajo gruaja në krah të Presidentit dhe që punon si shoqe e Jozefinës në Kuvend) drejtësia, pra u nënshtrua menjëherë çdo anëtar i KLD ndaj pushtetit të partisë shtet, madje dhe ata që i qahen opozitës si të dhunuar nga partia apo ata që vetë tre muaj më parë ishin hapur kundër emërimeve të sotme.
Dita e sotme dëshmoi se partia mori edhe drejtësinë! Populli ska më gjë, vetëm do dhunohet nga drejtësia e korruptuar e drejtësisë.
Populli ska më pushtet! I gjithë pushteti është tek partia!
Zgjidhja: të rrëzohet me çdo çmim partia! Ndryshe shtetin do ta drejtojë Sali Berisha me të birin, njësoj si rahmet pasë Kimi në Korenë e Veriut: VIDH, VRIT E NENSHTRO!
Por ne duhet të dëshmojmë se nuk jemi raca që mund të na dhunojë nipi i Serbisë!!
