Bujqësia punësoi më shumë të papunë

Sipas Institutit të Statistikave, shkalla e papunësisë së regjistruar në 3-mujorin e tretë 2011 llogaritet në 13.25%, forca e punës arriti në 1.071.948 persona.
Sipas INSTAT, numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor për këtë periudhë arriti në 506.664 persona, me një rritje prej 6.38 % krahasuar me 3-mujorin e tretë të 2010-ës. Rritjet e zhvillimit të sektorit të bujqësisë reflektohen edhe në treguesit e punësimit, ku gjatë 2011-ës u vu re rritje e ndjeshme, krahasuar me një vit më parë.
Numri mesatar i të papunëve të regjistruar në 3-mujorin e tretë 2011 është 142.082, ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është 8.408 vetë. INSTAT njoftoi se niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 3.390 lekë dhe i ndihmës ekonomike të plotë, 4.195 lekë.
Paga minimale me VKM Nr 527, datë 20/07/2011 "Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi" është 20.000 lekë, ndërsa niveli bazë i pagesës së papunësisë me VKM Nr 562,datë 3/08/2011 është 6,850 lekë./Start/
2012-01-18 15:51