E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy operacione me tre të arrestuar për drogë e falsifikim

Fillimisht, nga operacioni i koduar “Hyrja Sekrete, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, përkatësisht Brunildo Muçollari, 26-vjeç, i dënuar më parë për prodhim e shitje të narkotikëve si dhe Dritan Rica, 36-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Ata u kapën në rrugën “Pandi Dardha”, ku gjatë kontrollit personal shtetasit Dritan Rica, i është gjetur një porcion pluhur me ngjyrë bezhë, e dyshuar lëndë narkotike e llojit  heroinë, e ambalazhuar në qese. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Dritan Rica, në dhomën e gjumit ku ndodhej shtetasi Brinildo Muçollari, u gjetën edhe 57 porcione e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe një qese plastmasi ku ishte një sasi bimë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Ndërsa në banesën e  shtetasit Brinildo Muçollari u gjetën sasia e 4 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

Ndërkohë, nga operacioni i koduar “Sekseri” u arrestua në flagrancë shtetasi Avdi Majtare, 54-vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse nga informacionet e grumbulluara dyshohej se tregtonte cigare pa pullën fiskale ndërsa posedonte dokumente të falsifikuara për nxjerrjen e vizave dhe bashkimit familjar, kundrejt një shumë parash pranë Ambasadës Greke në Rrugën e Kavajës.

Në momentin e kapjes iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 steka paketa cigaresh pa pullë fiskale të markave të ndryshme dhe një sasi dokumentosh të ndryshme në emër të shtetasve, që përgatiteshin të aplikonin për viza pune dhe bashkim familjar në Ambasadën Greke, dokumente si formular, vërtetime të Poliklinikës nr.2, në gjuhën shqip dhe greqisht, vërtetime të disa komunave të rretheve Tepelenë, Fier, Lushnjë, Librazhd, etj, vërtetime të Zyrës së Gjendjes Gjyqësore të shtetasve të ndryshëm, certifikata personale dhe familjare e dokumente të tjera. 

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe 1500 paketa cigaresh “DS”, pa pullën fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tij do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Tregtimi i mallrave kontrabandë, Falsifikimi i valave stampave ose formularëve. /Start/

                                                                                             2012-01-18 13:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›