Bujqësia sektori që do bjerë në mënyrë të ndjeshme këtë vitNga Bujqësia do të jetë një prej sektorëve që këtë vit do të pësojë rënie të ndjeshme. Sipas analizës së kryer nga Banka e Shqipërisë, gjatë 2009-ës, prodhimi vendas bujqësor do të rritet me
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Bujqësia sektori që do bjerë në mënyrë të ndjeshme këtë vitNgaBujqësia do të jetë një prej sektorëve që këtë vit do të pësojë rënie të ndjeshme. Sipas analizës së kryer nga Banka e Shqipërisë, gjatë 2009-ës, prodhimi vendas bujqësor do të rritet me vetëm 0.5 për qind, duke shënuar një rënie prej 4.5 për qind kundrejt një viti më parë. Ekspertët e institucionit mbikëqyrës bankar vlerësojnë se rënia drastike e prodhimit bujqësor do të shkaktohet nga kontributi negativ i prodhimit të pemtarisë, rritja vjetore e të cilit do të jetë -0.6 për qind. rënie të ndjeshme ka pësuar edhe prodhimi agroindustrial me 7 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Sektori i bujqësisë, edhe pse ka rol të konsiderueshëm në rritjen ekonomike të vendit mbetet problematik përsa i përket ritmeve të zhvillimit. Kjo për shkak të mungesës së financimeve, si nga ana e qeverisë, ashtu edhe bankave. Drejtuesit e Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se vitin e ardhshëm bujqësia është planifikuar sektor prioritar. Sipas tyre, në projektbuxhetin 2010, për bujqësinë do të akordohen 1 miliard lekë më shumë se këtë vit. Niveli i ulët i zhvillimit të bujqësisë është edhe një ndër arsyet e thellimit të vazhdueshëm të deficitit tregtar në vendin tonë, tregues që në maj të këtij viti arriti shifrën alarmante të 24.9 miliardë lekëve. Raporti i eksport/importit për produktet bujqësore në vendin tonë është 1 me 7. e thënë ndryshe, për çdo produkt që ne eksportojmë, importojmë 7 të tjerë. kjo është edhe arsyeja, pse tregjet tona, me përjashtim të tre muajve të verës, furnizohen me mallra importi.