Sandri i shqetësuar për tabulatet e DajtitNga Antena brenda familjes Hetimi i tabulateve të dhjetë numrave të telefonit të Dritan Dajtit e ka shqetësuar seriozisht Sandrin. Duke qenë se janë dhjetë copë telefona dhe duke qenë se është gjetur një dok
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri i shqetësuar për tabulatet e DajtitNga Antena brenda familjesHetimi i tabulateve të dhjetë numrave të telefonit të Dritan Dajtit e ka shqetësuar seriozisht Sandrin. Duke qenë se janë dhjetë copë telefona dhe duke qenë se është gjetur një dokument policie dhe dy radio, diçka do dalë prej tyre thotë me vete.
Problemin e parë që ka është me numrat e telefonit. Kohë më parë, atij dikush i ofroi një shumë të madhe që “ta sqaronte” këtë punën e Dritan Dajtit. U josh shumë nga sasia e parave, por në finale e shtyu, pasi tha do testoj njëherë situatën. Ai miku që i ndërhyri e mori disa herë rresht në telefon dhe Sandri përpiqej ta mbante gjallë me shpresa se mos diçka rregullohej vet, por asgjë nuk ndodhi. Frika që e ka kapur tani është se mos ka qenë një prej këtyre dhjetë numrave ai që e merrte sekseri vazhdimisht dhe e ka futur në panik.
Sidoqoftë po përpiqej të bënte skenarin gati. Dhe po t’i dilte do thoshte “mua më marrin shumë njerëz në telefon, nga Konispoli në Vermosh. Kushdo që ka një hall me qeverinë mua më merr. Dhe Dritan Dajti hall me qeverinë ka pasur, mua do më merrte, kë do merrte. Doktorin vet se merr dot. Ndaj dhe më paska marrë. E rëndësishme është që unë si kam bërë ndonjë nder”. Nuk ju duk sqarim i keq ky i pari. Pastaj e kapi një makth tjetër. A thua të ketë pas këtë telefon dhe më 2005 ky dreq, tha me vete. Këtu filloi të trembej pak. S’dinte kë të merrte për këtë çështje. I vetmi që i dinte mirë këto punët e Dritan Dajtit ishte Agron Kuliqi, po s’kishte si ta merrte në telefon për këtë çështje. Le që mund të jetë dhe ai në përgjim, tha, se ka nisur hetim SHKB. Po në fakt Sandrit vetëm një sqarim i duhej, për të mos u kuptuar për kë bëhej fjalë. I duhej vetëm periudha, dmth a ka pas këto telefona në pranverë të 2004 për shembull. Se të tjerat i sqaronte vet.
Makthi i tretë e kapi për të vëllain, se ai s’para kishte përvojë dhe futej në çdo pazar. Siç flet Sandri në emër të doktorit, ai flet në emër të Sandrit dhe mund të jetë bërë dhe më keq puna. Të gjitha këto e trazonin shumë dje gjatë ditës dhe po plaste që s’po gjente njeri brenda policisë. Sa herë kishte një punë me policinë, i gënjente në emër të doktorit, po në këtë rast qe punë delikate. Për shembull, kur zapton ndonjë tokë në Kinostudio merr shefin e rajonit 4 dhe i thotë se fola me doktorin, eja pak ma arresto këtë që më pengon dhe furgoni bën 7 rrugë, sa i arreston dhe macen e shtëpisë atij që i bie në qafë Sandrit. Po në këtë rast ishte punë me zarar. As në emër të doktorit nuk flitej, as ndonjë nga shefat e policisë nuk gënjente dot.
“Dhjetë numra, po çfarë i ka dash k… dhjetë numra, tre i dalin. Hajt ta marrësh vesh tani me kë ka fol në telefon. Ja mund të ketë marrë disa herë ndonjë gazetare ai, nga ato që mbulojnë qeverinë, i ka thënë jam biznesmen, ndërtues, kam para, të çoj me pushime. Ka shkuar e shkreta, ku ta dinte se është Dritan Dajti. Pa le sikur të ketë pas dhe ndonjë nga Klani, do thonë ia ka dhënë Sandri se e ka përdorur për të pastruar historinë e ndonjë trualli pallati, se për këto qe i famshëm ky Dajti. Bela e madhe tha, s’dinte dhe kujt t’i qante hallin. Doktorin po se shqetësonte dot, se po bënte qeverinë me Ilir Metën. Janë mbyllur në Dhërmi dhe nuk dalin pa e bërë qeverinë. Dy orë në ujë rrinë, njëri dy orë dhe tjetri dy orë dhe kur dalin i fshijnë të gjithë ata që shkruajnë.
Me këto shqetësime po e shtynte ditën. i kërkoi sekretares gjithë faturat analitike të telefonave të veta nga 2004 dhe po provonte gjithë numrat që nuk mbante mend. i ra një numri që i ngjau i njohur, po kish kohë që si kishte rënë që nga 2004. Sa bëri provë, ju shfaq Fatos Nano. Ik or k…., tha me vete, dhe ty të kam mangët, të paskam harru dhe numrin. Pastaj provoi një tjetër, doli Bashkim Fino. Po dhe këtë k.. e paskam në telefon, se dua më këtë tha. Ju kujtua se e merrte atëherë për fshatin turistik në Golem. Provoi një tjetër, doli Kastriot Islami. Po këtë ç’e kam dash më 2004 u mendua, dhe u kujtua që kishte ca probleme me lotarinë e TV Klanit. Se ç’u kruajtën pak këta me Nanon dhe Kaçi ua mbylli lotarinë. I ra një tjetri, dhe atë e kishte harruar. I doli Xhoana Nano. Po numrin e kësaj ç’ne, tha me vete, se kur kishte ndonjë hall merrte Nanon. Pastaj u kujtua se ia kishte dhënë një herë Zamiri kur u ulën të bënin pazarin për zgjedhjet e 2005 me Nanon. U kishte thënë Nano, 1 milionë dollarë ua jep Zamiri dhe Fevziu të marri tokën pas hotel “Dajtit”, si kompensim dua TV Klanin për zgjedhje. Sa e kishin mbaruar marrëveshjen në darkë, në drekë kishte fut pa dashje në lajme vajtjen e Nanos në buzuk dhe u prish marrëveshja. Atëherë kishte marrë Xhoanën t’i kërkonte falje, po s’ia kishte hap telefonin.
-U çmenda me këto mut tabulate,- tha. Më 2004 paska vetëm numra socialistësh. Ishallah s’më del ndonjë telefon nga këta të tjerët, se s’kam nerva t’i provoj të gjithë tha. Se hajt sqaro miletin pastaj. Se këta janë k…, të marrin kur kanë hall. Siç mori Delijorgji Shkëlzenin kur kishte hall. Mori gruan, Fatmir Mediun dhe Shkëlzenin, sikur ishin një shtëpi. Se këta janë k.., s’të ruajnë fare në të tilla raste, - fliste me vete.