E Diel, 1 Nëntor 2026

Heshtja hedh baltë mbi dëshmorëtNga TemaPas ngjarjes tragjike në Durrës të premten e kaluar, ku humbën jetën katër punonjës policie, qeveria lëvizi me shpejtësinë e dritës dhe bëri të parin veprimin që duhet ta bënte të fundit. Pak orë pas ngjarjes,

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Heshtja hedh baltë mbi dëshmorëtNga Tema

Pas ngjarjes tragjike në Durrës të premten e kaluar, ku humbën jetën katër punonjës policie, qeveria lëvizi me shpejtësinë e dritës dhe bëri të parin veprimin që duhet ta bënte të fundit.

Pak orë pas ngjarjes, punonjësit e vrarë në aksion u shpallën Dëshmorë të Atdheut. Po në atë mbledhje jashtë radhe të Këshillit të Ministrave, u mor vendimi – dhe u publikua dje! – që familjeve të viktimave t’u jepet një ndihmë financiare prej 5 milionë lekësh secilës.

Nuk kemi kundërshtim, të kuptohemi, për rezultatin, por radhën e punës.

Së pari, familjet e punonjësve të vrarë dhe publiku duhet të dinin se çfarë ndodhi realisht në orët që çuan punonjësit e policisë drejt fatalitetit. Kur u mor vendimi për operacionin, kush e mori, cila ishte skema dhe s’i u zbatua ajo?

Më vonë mund të ndaheshin përgjegjësitë dhe meritat, të gjallëve u premton koha. Kush meritonte shkarkimin nga detyra të shkarkohej nga detyra, kush meritonte ndëshkim më të rëndë të ndëshkohej më rëndë, kush meritonte të shpallej dëshmor të shpallej dëshmor. Ndërsa ndihma financiare dhe kujdesi për familjet e policëve të varë është diçka që nuk diskutohet.

Një e përditshme, dje, citonte një zyrtar të lartë të policisë që aludonte se përgjegjësia për atë që ndodhi i takon drejtuesit të operacionit në terren.

Edhe me pretendime të tilla, sërish qeveria nuk i shpëton dot përgjegjësisë, sepse, çdo gjë që mund të thuhet në këtë drejtim, do të fyerje për dëshmorët që ajo vetë i shpalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›