PS:Komision hetimor per vrasjen e oficereve te policiseNga Deputeti i Partisë Socialiste, Piro Lutaj, i qarkut të Fierit, kërkoi dje ngritjen e një komisioni hetimor për vrasjen e katër oficerëve të policisë të premten e shkuar ana e Dri
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
PS:Komision hetimor per vrasjen e oficereve te policiseNgaDeputeti i Partisë Socialiste, Piro Lutaj, i qarkut të Fierit, kërkoi dje ngritjen e një komisioni hetimor për vrasjen e katër oficerëve të policisë të premten e shkuar ana e Dritan Dajtit.
“Një nga objektet e punës së Parlamentit të jetë edhe ngritja e një komisioni për të verifikuar veprimtarinë e Policisë së Shtetit, në mënyrë të veçantë në këto 2-3 ngjarje të rënda të kohëve të fundit. Kemi rreth tre muaj që është ndarë nga jeta ish-deputeti i PS-së, Fatmir Xhindi dhe nuk flitet asnjë fjalë për të. Nuk janë të rastësishme ngjarjet e rënda që kanë ndodhur, pasi janë vrarë qytetarët në mes të qytetit, janë vrarë funksionarë të lartë të shtetit”, deklaroi dje Lutaj.
Sipas tij, ngjarja së premtes ndodhi për shkak të paaftësisë dhe mungesës së besimit tek strukturat e policisë. Lutaj tha se struktura ku bënin pjesë katër policët e vrarë ka për detyrë gjurmimin e të arratisurve, ndërsa ndërhyrja për arrestimin e Dajtit duhej bërë nga ana e forcave speciale të RENEA-s.
“Ka një paaftësi ekstreme dhe mungon besimi tek strukturat e policisë. Nuk ka si shpjegohet ndryshe, pasi siç po thuhet, është shmangur struktura që shteti shqiptar e ka ndërtuar për ndërhyrje të tilla, si RENEA dhe janë futur për të bërë një operacion të tillë një strukturë e cila është për teknika të veçanta të hetimit. Struktura ku bënin pjesë katër policët e vrarë, ka për detyrë gjurmimin e të arratisurit nga burgu”, tha Lutaj.
Deputeti i PS-së, Piro Lutaj, ka qenë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kur Dritan Dajti u arratis nga salla e gjyqit.
“Ne merremi vetëm me verifikimin e dokumentacionit të personave që ndodhen të izoluar në ambientet e vuajtjes së dënimit dhe në dhomat e paraburgimit dhe kujdesemi për sigurinë e tyre", pohoi në atë kohë Lutaj.