E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujupit nuk iu shpërblye mundi

Ardian Bujupi, ishte konkurrent në edicionin e 51-të të Festivalit të Këngës së RTSH-së. Ai arriti në natën finale, duke synuar çmimin e madh, përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision Song Contest.

Mediat  e kishin vlerësuar si një prej opsioneve më të mira, por kënga e Ardianit, "I çmendur pas teje", nuk u vlerësua nga juria e festivalit.   Bujupi ka bërë të ditur se për pjesëmarrje në festival i është dashur të angazhohet shumë, duke e pasur parasysh se ai këndon anglisht, dhe në një zhanër house, që performohet më shumë nëpër klube e që nuk mund të këndohet "live". "Unë duhej të gjeja diçka që luhet me orkestër, ku tregohen aftësitë vokale dhe talenti gjithashtu. Ka qenë shumë e vështirë për mua që të gjej mesin. Për tre ditë rradhazi kam përzgjedhur tekstin e muzikën në shqip,'' ka thënë Bujupi për mediat shqiptare.   Së fundmi ai ka realizuar një videoklip në Londër, ndërsa javë më parë ka publikuauar edhe albumin e tij të parë me 16 këngë. /Indeksonline/    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›