Krishtlindjet e rikthejnë Nicole Scherzinger në vendlindje

Nicole Scherzinger me padurim ka pritur Krishtlindjet për t’i kaluar ato në vendlindjen e saj në Hawaii.
Këngëtarja amerikane u lind në Honolulu të Hawaiit dhe do të rikthehet atje për këto festa. Për Nicole kjo është shumë e rëndësishme sepse përveçse do të jetë në vendlindje do të jetë e shoqëruar me të dashurin e saj dhe familjen.
“Nuk kam bërë ende ndonjë plan për vitim e ri. Unë do të jem në Hawaii për Krishtlindje.. do të jetë shumë kënaqësi. E kam harruar atë ndjenjë. Do të jetë e gjithë familja ime atje. Atje e kemi edhe babagjyshin i cili vishet me rrobat tradicionale”, tha bukuroshja duke qeshur.
Nicole po lë pas veti një vitë shumë të ngarkuar me punë me karrierën e saj solistike por veçanërisht me paraqitjen e saj në spektaklin “X Factor” në Britaninë e Madhe. /Indeksonline/