E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Bukë e kripë e zemër”, Rama në BBC: Afganët mund të rrinë nëse duan! Të pasurit nuk po na ndihmojnë!

Rreth 4 mijë shtetas afganë pritet të strehohen përkohësisht në Shqipëri, por kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ata janë të mirëpritur të qendrojnë edhe më shumë, madje edhe përgjithmonë. Kreu i qeverisë ka folur sërish për BBC, duke theksuar se shqiptarët janë me zemër të pasur dhe se po ndihmojnë njerëz në nevojë.

Gazetari: A parashikoni mundësinë e ofrimit të një strehe për këta njerëz?

Edi Rama: Kjo është ajo çka thonë ata. Ne jemi ftuar që t’i mirëpresim përkohësisht, ndoshta do të jenë në gjendje që të mbërrijnë në SHBA më pas. Por e dimë se situata është e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për viza amerikane, dot duhet më gjatë se sa ishte thënë. E dimë se jemi të gatshëm që t’i mirëpresim të qëndrojnë më shumë. E nëse duan që të qëndrojnë këtu, i mbështesim.

Gazetari: Çfarë po bën Shqipëria për tu siguruar atyre gjëra që u duhen?

Edi Rama: 30 vite më parë ishim ne afganët që përpiqeshin t’i largoheshin ferrit të tyre që të mbërrinin në brigjet italiane. Dhimbja, ankthi dhe e panjohura ka qenë e njëjtë. Jemi të prirur ta bëjmë këtë gjë sepse kjo na nderon ne, traditën dhe historinë tonë. Ne u detyrohemi fëmijëve tanë për këtë. Ne nuk jemi vend i pasur, por kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz. Ne do të jemi bashkë. Ne nuk jemi vetëm, këtu ka shumë organizata, ju përmendët vetëm një, por ka dhe shumë të tjera.

Gazetari: A po merrni mbështetje nga vendet e pasura?

Edi Rama: Nga vendet më të pasura? Jo. Ne për momentin po mbështetemi tek bashkëpunimi tek njerëzit që kanë zemër të pasur. Është një numër i konsiderueshëm nga SHBA dhe Britania që e kanë zemrën e pasur. Kemi një shprehje në Shqipëri, ‘bukë kripë e zemër’. Kurrë nuk do t’i mungojë buka, për pjesën tjetër do t’ia dalim. Ne mirëpritem gjysmë milioni nga Kosova. 500 mijë nga vëllezërit tonë erdhën në Shqipëri, në atë kohë ishim më të varfër dhe në kushte me të veshura. U pasuruam më shumë moralisht dhe në shpirt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›