Zgjedhjet në PD, Nishani: Basha “argat” i Ramës për shkatërrimin e PD-së!

Ish-presidenti Bujar Nishani, ish kryetar i Këshillit Kombëtar të PD në opozitë, ka sulmuar ashpër kreun e PD-së Lulzim Bashën duke e cilësuar “argat“ të kryeministrit Rama për të shkatërruar PD-në.
“Sot, pas rikthimit të grupit parlamentar të PD, dy vite pas, në të njëjtin Parlament turpi, dominuar nga produkti i krimit elektoral dhe krimi i rrugës, ka dalë në dritën e diellit qëllimi dhe misioni i vërtetë i L. Bashës me atë kurth ku e futi Partinë Demokratike, dy vite më parë. Për ta kuptuar atë mision mjafton të shohësh se si E. Rama jo vetëm e mori plotësisht në kontroll Parlamentin por mundësoi shndërrimin e Kushtetutës së vendit si një statut të Partisë Socialiste, kthimin e Kodit Zgjedhor si një manual të Këshillit të Ministrave, sistemin e drejtësisë në një mjet shantazhi politik, shtetin shqiptar në një karikaturë fyese. Kjo dhuratë për Edi Ramën do ti kushtojë politikisht PD dhe të djathtës politike në Shqipëri në 50 vitet e ardhëshme” shkruan ish-Presidentit Bujar Nishani.
Në zgjedhjet e dy ditëve më parë për strukturat drejtuese ish-presidenti Bujar Nishani mbeti jashtë ekipit të PD-së.
Drejtimi i Këshillit Kombëtar të PD që mbahej prej tij ju besua Edi Palokë. Në emrat e Kryesisë së re, munguan votat për Kadillin dhe Shehajn, rivalët e Bashës në garën për kryetarin e Partisë Demokratike.