Bukoshi: Fondi tre për qind, kapitull i mbyllur

Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, nuk ka pranuar të komentojë akuzat nga themeluesi i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, për keqpërdorimin e Fondit të tre përqindëshit.
I kontaktuar nga Kohavisioni, Bukoshi, tash zëvendëskryeministër në mandatin e dytë të Qeverisë Thaçi, ka thënë se nuk dëshiron të merret me çështjet që kanë të bëjnë me këtë fond, duke e quajtur kapitull të mbyllur.
“Kam punë më të mençura sesa kjo”, ka deklaruar Bukoshi përmes telefonit, siç transmeton Koha.