Sulmohet shkolla hebraike në Toulouse, 4 të vrarë

Zyrtarët thonë se një person me motoçikletë, i dyshuar për të shtëna në qytetin Toulous, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Ky incident ndodhi vetëm disa ditë, pasi tre ushtarë të Francës janë vrarë nga një person me motoçikletë në dy incidente, në po këtë rajon.
Nuk është e qartë nëse sulmi më i ri është i ndërlidhur me sulmet e mëparshme.
Sipas dëshmitarëve okularë, incidenti ka ndodhur kur një person i armatosur ka hapur zjarr mbi një grup njerëzish, të cilët kanë pritur në hyrjen e shkollës.
Siç njoftoi BBC, mes të vrarëve janë tre fëmijë dhe një i rritur.
Menjëherë pas sulmit, policia i bllokoi rrugët në rajonin rreth shkollës.
Ministri francez i Punëve të Brendshme, Clod Gean dha urdhër për përforcimin e masave të sigurisë rreth të gjitha shkollave hebraike në Francë.