Catania, skuadra më në formë në Serie A

Catania në krye me trajnerin Vincenzo Montella është duke marrë lëvdata për rezultatet e saj gjatë këtij sezoni në Serie A.
Kurse, statistikat e publikuara nga Corriere dello Sport tregojnë se skuadra siciliane është një prej skuadrave më në formë aktualisht në elitën e futbollit italian.
Nëse merren parasysh rezultatet gjatë pjesës së dytë të sezonit, Catania do të ishte në pozitën e dytë bashkë me Napolin, vetëm dy pikë prapa Milanit. Skuadra e Montellas ka fituar pesë, barazuar tri dhe humbur një herë në nëntë ndeshjet e fundit.