Bukoshi: LDK vazhdon të jetë e nënshtruar në raport me PDK-në

Prishtinë, 8 gusht - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi (PDK) është duke bërë gabime, por ato duhet të korrigjohen nga anëtarët e kabinetit qeveritar dhe pjesëtarët e opozitës.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), vazhdon të “jetojë” e poshtëruar dhe e nënshtruar përballë partnerit të koalicionit qeverisës, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Bujar Bukoshi gjatë një interviste për Zërin.
Bukoshi për të relativizuar paksa “kritikat” ndaj Thaçit, ka thënë se nuk ka qeveri ideale. “Sigurisht që ka gabime. Edhe unë kur kam qenë kryeministër kam bërë gabime, por qëllimi është që gabimet të parandalohen... Unë mendoj po ashtu se janë bërë përparime nga qeverisja aktuale”.
“Ky problem daton prej formimit të koalicionit të madh, i cili mund të thuhet se nuk ka funksionuar për shkak të raportit jo të barabartë mes dy partnerëve kryesor qeverisës. LDK-ja ka qenë shumë e dobët, e poshtëruar dhe e nënshtruar karshi PDK-së. Dhe, këto janë probleme me të cilat duhet të merret LDK-ja”.
Në intervistën për Zërin, Bukoshi po ashtu ka thënë se nëse kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa do të kandidohej për kryetar të LDK-së, atëherë ai do ta përkrahte pa asnjë rezervë.
LDK-ja, sipas tij nuk do të dëshmojë asnjë vlerë dhe as demokraci të brendshme, në qoftë se presidenti Fatmir Sejdiu, i cili pritet të jetë kandidati i vetëm për kryetar të partisë, nuk do të ketë kundërkandidat gjatë zgjedhjeve të brendshme partiake në vjeshtën e këtij viti.