AAK: Qeveria përveç territ po sjell edhe mjegull

Prishtinë, 8 gusht - Avni Arifi, anëtar i kryesisë së AAK-së, gjatë një konference me gazetarë ka drejtuar akuza në adresë të Qeveris së Kosovës, në mos përmbushjen e premtimeve të dhëna tre vite më parë për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.
Këto akuza kanë ardhur pasi në dy ditët e fundit qytetarët e Kosovës janë duke u ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike, sidomos ata në zonat rurale, dhe kjo ka bërë që Arifi në emër të AAK-së t'ia rikujtojë premtimet e dhënë tre vite më parë kryeministrit aktual Thaçi, se do të këtë 24 orë rrymë elektrike dhe se Qeveria nuk do të jap para për KEK-un, por KEK-u do të kontribuojë në buxhetin e Kosovës.
Sa i përket premtimit të dytë se Qeveria nuk do t'i jap para KEK-ut, por KEK-u do kontribuojë në buxhet, ai tha se ky është një tregim tjetër, duke rikujtuar vitet me radhë kur Qeveria ka ndarë jo pak para për import të energjisë elektrike. Me mjetet e ndara në tri vitet fundit ( më 2008-60 milionë euro, më 2009 poashtu 60 milionë dhe më 2010 – 70 milionë euro), sipas Arifit do të ndërtohej një bllok i ri energjetik me 300 megavat. Kur është në pyetje menaxhimi dhe transparenca lirisht mund të themi, tha ai, se “ Kjo Qeveri jo që është Qeveri e territ, por është Qeveri edhe e mjegullës totale”.
Nga perspektiva e sotshme, Arifi tha se “shohim se të dy këto premtimet kanë qenë mashtrime ordinere, vetëm e vetëm që qytetarët ne procesin zgjedhor të votojnë PDK”.
Sipas tij, kjo qeveri jo që është Qeveri e territ, por është Qeveri edhe e mjegullës totale, konstatim ky i cili sipas Arifit vjen për arsye se është mjegull, pasi që qasja e Qeverisë në investimet në kapacitete të reja ekzistuese, është dashur të ndodhte para dy viteve, sepse Qeveria nuk po tregon se ka kapacitete për krijimin e një pako ofertuese për ndërtimin e kapaciteteve të reja, duke thënë që buxheti i Kosovës nuk duhet të lejojë që i vetmi burim i energjisë të jetë importi.
Arifi ka thënë se mungesa e energjisë elektrike në ditët e fundit, vjen si pasoj e keq menaxhimit dhe pa përgjegjësisë, sepse sipas tij në sezonin e verës kërkesat për energji nuk janë edhe aq të larta, kur dihet që shumë njerëz janë edhe në pushim dhe për këtë arsye ai mungesën e energjisë e ka quajtur të paarsyeshme.