Ecuri të dobëta në fushën e punësimit në Gjakovë

Gjakovë, 7 gusht - Në Komunën e Gjakovës janë shënuar ecuri të dobëta në fushën e punësimit gjatë periudhës së shkuar të këtij viti. Sipas zyrtarëve të Qendrës Rajonale për Punësim (QRP) gjatë shtatë muajve të vitit janë punësuar vetëm 181 të papunë. Ndërkohë, të dhënat zyrtare tregojnë shifrën prej afro 20 mijë të papunëve. Jozyrtarisht të dhënat tregojnë për shifrën që ka arritur në 40 mijë persona, që kërkojnë të punësohen dhe sipas një shënimi zyrtar nga Trusti Pensional thuhet se më shumë ka të punësuar banorë gjakovarë në Prishtinë, që kanë të shënuar adresën e vendbanimit në Komunën e Gjakovës sesa të punësuar në vetë tregun e punës në Gjakovë.
“Prej 18 mijë e 810 të papunëve sa aktualisht janë të regjistruar zyrtarisht në Komunën e Gjakovës, gjatë periudhës janar - korrik të këtij viti përmes ndërmjetësimit të QRP-së, në këtë komunë janë punësuar 181 veta, ndërsa numri aktual i të papunëve, falë këtij punësimi, është zvogëluar për 17 veta, numër ky që shënon ecuri të dobëta të punësimit”, ka thënë të shtunën, Kujtim Dula, drejtor në QRP.
Zyrtarët e QRP-së, duke vërejtur ecurinë e ulët të punësimit në Gjakovë dhe gjendjen e rëndë ekonomike e sociale po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për gjetjen e rrugëve dhe formave për punësimin e të papunëve, sidomos të gjeneratave të reja, duke filluar nga 18 deri në 30 vjeç.
“Po bëjmë përpjekje të vazhdueshme për gjetjen e rrugëve dhe formave për punësim, mirëpo në mungesë të investimeve për hapjen e vendeve të reja të punës situata në këtë fushë sa vjen e rëndohet”, thotë Dula, duke pohuar se numri zyrtar i listave të të papunëve nuk është real, sepse thuhet jozyrtarisht se në Gjakovë ka arritur shifra e tyre deri në 40 mijë veta.
Me ndërmjetësimin e QRP-së, në punë sezonale për tre muaj, falë projektit “Kosvet Vi”, do të përfshihen 140 veta, bëjnë të ditur në QRP.
Sipas një shënimi zyrtar në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, bazuar në numrin e të punësuarve që paguajnë trustin pensional, më shumë banorë të Gjakovës janë të punësuar në kryeqendrën e Kosovës në Prishtinë sesa në Gjakovë.
“Të dhënat që janë siguruar nga autoritetet e Trustit Pensional të Kosovës, shënojnë numrin për mbi 7.500 veta që paguajnë trustin të punësuar në Gjakovë, ndërsa mbi 10 mijë është numri i të punësuarve që kanë adresat me vendbanim në Gjakovë e janë të punësuar në Prishtinë", thotë një zyrtar në kushte anonimiteti.
“Numri i të punësuarve në Gjakovë është më i madh, por një pjesë e konsiderueshme e menaxherëve të ndërmarrjeve private për punëtorët e punësuar nuk e paguajnë trustin, dhe normalisht del se më shumë ka të punësuar persona me adresë vendbanimi në Gjakovë, e që janë të punësuar në Prishtinë”, ka thënë Shpejtim Rëzniqi, drejtor i DZHE-së.
Shumë të rinj në vazhdimësi vizitojnë zyrat e QRP-së për të kërkuar punë, por kthehen të zhgënjyer, pasi shumë pak hapen vende të reja pune.
“Së paku një herë në javë trokas në dyert e QRP-së, por përgjigjja është nuk ka vende të hapura për pune”, thotë Luan Sylhaxhia, jurist i papunë. Sipas zyrtarëve komunalë të Gjakovës, në këtë vit janë zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e firmave private, për mundësinë e hapjes së vendeve të punës.
“Në vazhdimësi jemi në kontakte me përfaqësuesit e firmave private, për të gjetur mundësitë e hapjes së vendeve të reja punës, por investimet nuk po premtojnë”, ka thënë zëdhënësi për informim në KK të Gjakovës, Hasan Ukshini.
Në Gjakovë, vetëm me fakultet janë të papunësuar mbi 200 veta, po aq edhe me kualifikime të larta. Ndërkohë që Rëzniqi thotë se zvarritjen e përcaktimit të statusit të ndërmarrjeve private nga NSH në atë aksionare, që Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk po e pranon, po bën edhe ngecjen e hapjes së vendeve të reja të punës.