E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bukoshi ende zëvendëskryeministër

Bujar Bukoshi, njëri prej zëvendësve të kryeministrit Hashim Thaçi, është i akuzuar dhe ka kohë që nuk e ushtron këtë detyrë.

Mirëpo në web-faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, ai ende është zëvendëskryeministër.

Ai në faqen e internetit, rreshtohet përkrahë zëvendëskryeministrave të tjerë, ani pse që nga korriku nuk e mban këtë post.

Indeksonline ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë të qeverisë, por të njëjtit nuk kanë qenë të gatshëm të përgjigjen.

Bujar Bukoshi, është i akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike.

Aktakuzën kundër tij e kishte ngritur prokurorja angleze e EULEX-it, Maria Bamieh./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›