E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëndetësia me “shkollë të mesme"

Në institucionet shëndetësore të Kosovës, numri më i madh i të punësuarve është me kualifikim shkollën e mesme.

Nga 13 mije e 573 të punësuar, 7 mijë e 155 kanë të kryer shkollën e mesme, me shkollë të lartë janë të punësuar 418 vetë, shkollim superiorë 4 mijë e 399 persona, e më shkollë fillore janë 1 mijë e 601të punësuar. Këto të dhëna kanë dalë nga Enti i Statistikave te Kosovës, në publikimin më të ri që ka bërë për “Statistikat e shëndetësisë për vitit 2001”.

Të punuar më shkollë të mesme, më së shumti ka në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë, ku numri i tyre është mbi 3 mijë, pastaj radhitet Qendra Klinike Universitare më 2 mijë të punësuar.

Në Ministrin e Shëndetësisë, sipas ESK-se, numri i të punësuarve është 118, nga këta më shkollë superiore janë 79, me shkollë të lartë 6, më shkollë të mesme 33, e me shkollë fillore 54. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›