E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bukoshi i hapur për bashkëpunim me Thaçin

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 13:46

Bujar Bukoshi nuk e ka përjashtuar mundësinë për të bashkëpunuar me PDK-në për krijimin e qeverisë së re.

Në një prononcimin për gazetën Epoka e Re, ai ka deklaruar se Lista Dr Ibrahim Rugova, nuk është në “ditë” për të refuzuar asnjë ofertë prej kujtdo qoftë ajo. Ky grupacion politik, në zgjedhjet e fundit ka arritur ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës vetëm Ukë Rugovën.

Megjithatë, kohëve të fundit është folur se disa deputetë të zgjedhur të LDK-së ka mundësi që të kalojnë në radhët e grupacionit politik që udhëhiqet nga Rugova dhe Bukoshi dhe është trashëgimtare e një pjese të elektoratit të dikurshëm të LDK-së. Ndërsa, në prononcimin e tij, Bukoshi, ke treguar se ka mundësi të mbështesë qeverisjen e udhëhequr nga PDK-ja.

“Pse të mos bashkëpunojmë me Thaçin. Nuk jemi hasëm, jemi shqiptarë”, ka deklaruar Bukoshi. Drejtuesit e Listës Ibrahim Rugova, e cila në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë të përbashkët me AAK-në, kanë deklaruar vazhdimisht se pas zgjedhjeve do të vendosnin të pavarur për fatin e tyre politik.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›