Nisin ankesat ndaj rezultateve të zgjedhjeve

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 14:08
Kanë nisur ankesat e para ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja.
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deri tash kanë paraqitur ankesa dy kandidatë, njëri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe tjetri i Lëvizjes Vetëvendosje, me pretendimin se gjatë numërimit, votat e tyre janë manipuluar.
Kryesuesi i PZAP-it, Shukri Sylejmani, ka thënë për Evropën e Lirë se janë në pritje edhe të dy ankesave tjera, ndërkohë që deri në mbrëmje, kur kalon afati i ankesave, Sylejmani pret që ky numër të rritet.
PZAP-i ka afat 72 orë për të marrë vendime në lidhje me ankesat në fjalë.