E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala në SHBA, për marrëveshjen me FMN-në

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 12:39

Ministri në largim i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me zëvendësndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, Thomas Contryman si dhe Don Rosenblone, koordinator për Evropë në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar një varg çështjesh të rëndësishme për Republikën e Kosovës si dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me SHBA-të në përgjithësi.

Zhvillimet e përgjithshme në Kosovë me theks të veçantë ruajtja e stabilitetit politik të vendit, progresit në fushën e zhvillimit ekonomik si dhe reformave strukturore në përgjithësi sidomos në fushën e energjisë, telekomunikacionit, kanë qenë disa nga temat e diskutuara.

Ndërsa temë e veçantë e diskutimit ka qenë edhe proceset buxhetore, menaxhimi me sukses i kësaj faze, si dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me FMN-në në drejtim të ruajtjes së Marrëveshjes së arritur me këtë institucion.

Ministri Shala ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në përfundimin me sukses të të gjitha reformave të parapara me qëllim ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale të vendit tonë, por edhe sigurimin e një rritje më të përshpejtuar ekonomike.

Countryman ka përshëndetur suksesin e arritur në Kosovë duke shpreh përkushtimin e Qeverisë Amerikane për të përkrahur projektet e rëndësishme strategjike të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›