E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bukureshti i nervozuar me artikujt për Baseskun

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 13:42

Ministria e Jashtme e Rumanisë ka shprehur mospajtimin e saj me veprimin e pazakonshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, e cila e ka pyetur ambasadorin rumun në Tiranë, më 12 korrik, për t’i qartësuar disa akuza për Kosovën, të cilat i ishin atribuuar presidentit Basescu, nga shtypi shqiptar, pas një artikulli të publikuar në Internet, thotë në kumtesën e saj Ministria e Jashtme e Rumanisë.

Më tutje në kumtesë, theksohet se artikujt që i atribuoheshin presidentit Basescu, ishin kualifikime të pavërteta, për gjoja deklaratat që ai i kishte dhënë për shqiptarët, përfshirë edhe ata në Kosovë.

Ambasadori rumun në Tiranë, e ka hedhur poshtë fuqishëm autenticitetin e këtyre akuzave dhe tha se ne jemi viktima të dezinformatës, që për qëllim ka dëmtimin e raporteve tradicionale të miqësisë ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë.

Më tutje në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Rumanisë, të cilën e transmeton REL, theksohet se ambasadori rumun në Tiranë, e ka riafirmuar pozicionin parimor të Rumanisë për Kosovën, duke theksuar se ky qëndrim është mirë i njohur për të gjithë aleatët dhe partnerët evropianë dhe euroatlantikë të Rumanisë.

"Pozicioni i Rumanisë është i bazuar në parimet fondamentale të së drejtës ndërkombëtare".

Bukureshti zyrtar i tha dje ambasadorit të Shqipërisë në Bukuresht se është totalisht e papranueshme, që ambasadori rumun ishte vënë në pozitë të shpjegojë informatat e paverifikuara nga burime të panjohura.

Ky lloj i qasjes, nuk është në harmoni me nivelin e marrëdhënieve dypalëshe dhe as me mbështetjen e vazhdueshme që Rumania u jep aspiratave evropiane të Shqipërisë.

Në kumtesë theksohet se Ministria e Jashtme e Rumanisë nuk pajtohet me përpjekjet për zvogëlimin e rëndësisë së dialogut diplomatik dhe me ekzagjerimet e informatave të paverifikuara.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›