Clinton-Ashton: Marrëveshje të tjera Kosovë-Serbi
WASHINGTON– Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian i për Politikë të Jashtme e Siguri Catherine Ashton kanë thënë në një konferencë të përbashkët, se normalizimi i marrëdhënieve dhe krijimi i besimit përmes dialogut të Beogradit e Prishtinës hap të ardhmen evropiane për të dy palët. "Marrëveshjet e fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë nën përkujdesjen e BE-së lehtësojnë dialogun dhe ky është hap i ndërsjellë është i dobishëm e pozitiv", raporton Koha Ditore.
Sekretarja amerikane shtetit Hillary Clinton ka deklaruar se marrëveshjet duhet të zbatohen dhe duhet të vërehet një përparim më i madh sidomos në veri të Kosovës”.
"Presim nga të dy palët të vazhdojnë punën e tyre të vështirë dhe të arrijnë marrëveshje praktike me qëllim të përmirësimit të jetës së përditshme të të gjithë njerëzve, normalizim të marrëdhënieve dhe kjo gjë të dy vendet do t’i afrojë tek aspirata e tyre evropiane", ka thënë Clinton.
Ashton në konferencën për shtyp pas takimit me Hillary Clintonin ka folur për takimin e saj me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në Bruksel.
"Kemi biseduar për mundësitë që me negociatat vërtet dhe praktikisht të lehtësohet jeta për njerëzit në veri të Kosovës", ka thënë Ashton.
Ashton ka thënë se është folur për patentë shoferin për mënyrën se si të lehtësohet lëvizja dhe të gjendet mënyra e ndërtimit ë besimit ndërmjet dy popujve. “Kështu mund të shkohet përpara drejt të ardhmes e cila te të dy palët gjendet ne BE”, ka thënë Ashton.
(m.a/BalkanWeb)