KE dhe qeveria do investojnë 23 milionë euro në Mitrovicë
MITROVICË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson, kanë prezantuar sot në Mitrovicë tri projekte që pritet të realizohen brenda dy viteve të ardhshme, të financuara nga KE dhe qeveria e Kosovës.
Projektet kanë për qëllim riparimin e palestrës sportive, ndërtimin e qendrës së biznesit dhe ndërtimin e një qendre multifunksionale.
Në një komunikatë të qeverisë thuhet se Komisioni Evropian do t’i japë 14.5 milionë euro, ndërsa qeveria e Kosovës 8.5 milionë euro.
(e.m/rel/BalkanWeb)