Deklaratat fyese ndaj shqiptarëve, vepër e një hackeri serb
PRISHTINË- Mediat shqiptare dhe kosovare u shokuan nga lajmi i përhapur sot, sipas të cilit presidenti romun Traian Basesku në një deklaratë shprehej se vendi i tij nuk do ta njihte kurrë Kosovën, ndërkohë që i drejtohej me fjalë fyese shqiptarëve.
Gjithcka është sqaruar pasi stafi diplomatik rumun ka konfirmuar sulmin e një hackeri serb në faqen e tyre zyrtare dhe ka sqaruar se presidenti rumun nuk mund të mbante të tilla qëndrime kurrë, dhe e gjithë historia është akt i një hackeri serb.
Në lajmin e publikuar sot mbi deklaratën e cila nuk ka ndodhur kurrë nga ana e presidentit romun, thuhej se Basesku kishte deklaruar se vendi i tij nuk do ta njihte kurrë pvarësinë e Kosovës, pasi ajo ishte ilegale, ndërkohë që i etiketonte shqiptarët si ‘jevgj’.
(e.m/BalkanWeb)