Zendeli: Edhe Liteksin do ta eliminojmë

Reshat Ibrahimi
Skuadra shqiptare ku luajnë edhe tre futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, portieri Zendeli, mbrojtësi Ramadani dhe mesfushori Nuhiu të enjten kanë një përballje shumë interesante me skuadrën bullgare Liteks. Atmosfera në radhët e ekipit shqiptarë para këtij ballafaqimi është shumë e mirë. Këtë e thotë per Albania-Sport edhe "gardiani" i Besës, Suad Zendeli. "Të gjithë jemi të mobilizuar për këtë ndeshje. E dimë se do të jetë shumë vështirë, por nëse duam të shkojmë përpara duhet ta eliminojmë Liteksin. Bullgarët janë më të fortë se Bezhanija, prandaj na nevojitet një angazhim i pashoq i të gjithë atyre që do të marrin besimin e trajnerit", është shprehur Suat Zendeli. Në takimin me Liteksin do të paraqiten edhe dy lojtarët tjerë të Maqedonisë Zekerija Ramadani, i cili luan në mbrojtje, kurse Arben Nuhiu ka detyrë për të organizuar sulmin e kavajasve. Ndeshja ndërmjet Besës dhe Liteksit luhet në Durrës, ndërsa do të fillojë prej orës 17:00.