E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulatovic lirohet nga akuza për krime lufte

Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtari vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, shfajësoi Aleksandar Bulatovic, i akuzuar për vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

Trupi gjykues gjeti se provat e paraqitura ishin të pamjaftueshme për të dëshmuar se i pandehuri kishte kryer veprën me të cilën ngarkohej.

Aleksandar Bulatovic ishte akuzuar për pjesëmarrje në një grup për të cilin pretendohet se kishte keqtrajtuar një person civil, Xheladin Idrizi, i cili ishte gjetur i vrarë në Fushë Kosovë në vitin 1999.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK)./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›