E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohen kryetarët e Gjykatave Themelore të Kosovës

Më 21.11.2012, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën kryesinë e kryesuesit Enver Peci mbajti mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, Këshilli emëroj kryetarët e Gjykatave Themelore të Republikës së Kosovës me përjashtim të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, njofton kumtesa e KGJK dërguar medieve.

KGJK kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Këshilli emëroi Albert Zogaj aktualisht gjykatës në Gjykatën Komunale në Prishtinë, kryetar të Gjykatës Themelore në Prizren Ymer Hoxha aktualisht kryetar në Gjykatën e Qarkut në Prizren, kryetar të Gjykatës Themelore në Gjilan Zyhdi Haziri aktualisht kryetar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan, kryetar të Gjykatës Themelore në Pejë Elmaze Syka aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Pejë, kryetar të Gjykatës Themelore në Ferizaj Bashkim Hyseni aktualisht kryetar në Gjykatën Komunale në Ferizaj dhe kryetar të Gjykatës Themelore në Gjakovë Vaton Durguti aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›