E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulevardi, Berisha: Projekti të ketë në epiqendër qytetarin

Kryeministri Berisha ripërsëriti angazhimin e qeverisë për të mbështetur çdo projekt për zhvillimin modernë të Tiranës. Duke folur në galerinë e arteve ku janë paraqitur dy projektet finalistë për zgjerimin e bulevardit, kryeministri Berisha theksoi se Tirana do të vendosë në epiqendër qytetarin.
 

“Kryeqyteti i këtij shekulli duhet të rivendosë në epiqendër qytetarin. Zoti krytear ju keni bërë një ndryshim të shpejtë të sheshit. Unë nuk do të merrem se nëse kishte forma të tjera por unë dua të them se ky ndryshim ishte jetik sepse sheshi ishte i eger sa vetë egërsia, me pafundësinë e betonit dhe të asfaltit të tij” theksoi Berisha.
 

Kryeministri vlerësoi si të vështirë përzgjedhjen e projektit, por njëkohësisht dhe një proces shumë i rëndësishëm ndërsa shtoi se projekti fitues duhet të ketë parasysh ansamblin natyror të kryeqytetit.

Dy kompanitë finaliste që janë përzgjedhur janë “DAR Group” dhe “Grimshow Architects”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›