E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulevardi i Tiranës, Basha: Vlerësuam projektet e DAR dhe Grimshaw

TIRANE - Duke përgëzuar shtatë studiot që prezantuan masterplanet e tyre në konkursin për zgjatimin e Bulevardit "Zogu I" në kryeqytet, nga "Stacioni i Trenit" deri te lumi i Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha bëri të ditur se ekspertët vlerësuan projektet e dy kompanive, DAR Group Turkey & United Kingdom dhe Grimshaw Architects - United Kingdom.

Kryebashkiaku Basha theksoi se projekti fitues për zgjatjen e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës do të përzgjdhet pas konsultimeve për disa ditë me qytetarët dhe grupet e interesit.

“Përgëzime për të shtatë studiot për punën e mrekullueshme që kanë bërë. Secili prej projekteve mund të ishte fitues. Ne duhet të përzgjedhim si juri për t’i hapur rrugë përzgjedhjes përfundimtare që do të bëhet duke përfshirë në vendimmarrje qytetarët e Tiranës, grupet e interesuara në nivel kombëtar dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë .”- u shpreh Basha.

Më tej Basha bëri të ditur se juria ka vendosur të vlerësojë me një çmim të veçantë, për inovacionin dhe konceptet e reja në fushën e arkitekturës 2 kompanitë: Kees Christianse & Partners - The Netherlands dhe West 8 - The Netherlands.
Më tej kryetari i Bashkisë theksoi se ky projekt është tepër i madh dhe fillimi i tij është urgjent.

Shtatë studiot arkitekturore që paraqitën projektet e tyre për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës ishin: DAR Group Turkey & United Kingdom, West 8 - The Netherlands, Albert Speer & Partners - Germany, Cino Zuçhi Architetti - Italy, Gerkan, Marg & Partners - Germany, Kees Christianse & Partners - The Netherlands, Grimshaë Architects - United Kingdom.

Vëmendje e madhe nga secila studio i është dhënë gjelbërimit, i cili do të shoqërojë gjithë gjatësinë e Bulevardit, si dhe pasqyrës ujore të lumit të Tiranës. Projekti i studios 'Grimshaw Architects' përgjatë lumit zhvillonte tre qendra të reja, duke e ideuar kryeqytetin me shumë qendra.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: 7 projektet për zgjatjen e Bulevardit VIDEO: Bulevardi i Tiranës, Basha: Projektet fituese DAR dhe Grimshaw

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›